Është hapur konkursi i tretë rajonal për tregimin e shkurtë – Biber

Qendra për Veprim të Pa dhunshëm Sarajevë-Beograd organizon për të tretën herë me radhë konkursin për tregime të shkurtra nga vendet e rajonit, përcjell Portalb.mk.

“Dy konkurset e para kishim për temë pajtimin, derisa kësaj radhe tema është zgjeruar. Përveç tregimeve të cilat tematizojnë pasojat e luftës dhe të dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, kësaj radhe do të merren parasysh edhe tregimet të cilat mund t’i ndihmojnë mirëkuptimit më të madh ndërmjet njerëzve, zbutjes së urrejtjes dhe kapërcimit të paragjykimeve, pastaj tregimet kundër luftës, tregimet të cilat ballafaqohen me të kaluarën, me kapërcimin e pasqyrimeve të armikut, tregimet për dhembshurinë ndaj tjetrit, tregimet e guximshme të cilat marrin guximin të ecin me këpuca të „armikut“, tregimet të cilat i lëvizin kufijtë dhe na i hapin rrugët për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurt e më të lirë për të gjithë”, thuhet në njoftimin për media nga Qendrën për Veprim të Pa dhunshëm Sarajevë-Beograd.

Organizatorët I ftojnë të gjithë autorët që shkruajnë në boshnjakisht, kroatisht, malazezisht, maqedonisht, serbisht dhe shqip të dërgojnë tregimet e tyre deri më datë 10.06. 2019.

Së paku njëzet tregime të përzgjedhura do të botohen në një përmbledhje shumëgjuhëshe.

Juria përbëhet nga Lejla Kalamujiq, Rumena Buzharovska dhe Shkelzen Maliqi.

Juria do të përzgjedhë tri tregime të cilat do të marrin shpërblim. Vendimi i jurisë do të bëhet publik deri në fund të tetorit 2019.

Me këtë konkurs do t’i jepet kontribut kulturës së përkthimit dhe të botimit të autoreve dhe autorëve fqinjë, si dhe të mbështeten autoret dhe autorët e angazhuar që të vazhdojnë të ndikojnë në ndryshimet shoqërore.

Më shumë informata lidhur me kushtet dhe shpërblimet e konkursit mund të gjeni në faqen e Biberit http://biber.nenasilje.org

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button