Ofiqaria e Strugës Kosovën e konsideron Serbi!

Në disa institucione në Maqedoni vazhdon skandali i lëshimit të dokumentacioneve duke e konsideruar shtetin e Kosovës akoma  si pjesë të Serbisë. Një skandal i radhës ka ndodhur këto ditë me Shërbimin e Ofiqarisë në Strugë, ku në një certifikatë të lëshuar tërësisht në gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik, qyteti i Pejës shkruhet “Peq” dhe si pjesë e Serbisë.

Kjo ka ndodhur me certifikatën e lindjes të 20 vjeçares Anda Dika e ( e bija e Lunike dhe Agni Dikës) e datëlindjes 14.04.1992, lindur në Pejë të Kosovës, në certifikatën e lëshuar nga Ofiqaria e Strugës, më datë 3 gusht të këtij viti.

Në këtë çertifikatë, ku pos numrit të mëparshëm personal-amë, i është shënuar edhe numri i ri i vlefshëm sipas dispozitave ligjore, ndërsa e tërë përmbajtja e çertifikatës është në gjuhën maqedonase dhe shkrimin cirilik, ndërsa skandali është se Peja është “Peq” dhe ndodhet në Serbi!

Në Maqedoni, shkelje të dispozitave ligjore dhe gjuhësore që nëpërkëmbin dhe përdhosin gjuhën shqipe kanë ndodhur në vazhdimësi, ndërsa sa i përket Kosovës, ka pas raste kur krahas qytetit të Kosovës është shënuar “SAP Kosovo”, “Kosovo-Serbija” etj. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button