Kulla e Ajfelit do të mbyllet për vizita shkaku i borës

Kulla e Ajfelit, një nga simbolet e Parisit, kryeqytetit të Francës, është mbyllur për vizita për shkak të reshjeve të borës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Informacioni është shpërndarë në llogarinë zyrtare të kullës në median sociale.

Në njoftim theksohet se hapur është vetëm restoranti në katin e parë.

Enti i përgjithshëm meteorologjik i Francës njoftoi se për shkak të reshejve të borës është shpallur alarmi portokalli në 24 zona, në mesin e të cilave është dhe Parisi.

Kompania RATP, e cila është e ngarkuar për trafikun hekurudhor, metronë dhe autobusat në Paris dhe rrethinë, ka njoftuar se në rajonin Ile de France për shkak të borës janë anuluar 150 linja autobusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button