Minatorët e Trepçës pas bllokimit gjashtë orësh dalin në sipërfaqe

Rreth njëqind minatorë të cilët ishin të bllokuar mbi gjashtë orë në minierën “Trepça”, për shkak të një defekti të transformatorit kryesor në Mitrovicë, kanë arritur të dalin në sipërfaqe pas ndërprerjes së përkohshme të energjisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Sindikatës së minatorëve të Trepçës, Shukri Sadiku, për AA konfirmoi se 110 minatorë u bllokuan mbi gjashtë orë në minierë për shkak të një aksidenti që ndodhi në tranformatorin kryesor në Parkun e Biznesit në Mitrovicë. Ai po ashtu bëri të ditur se askush nga minatorët nuk ishte i rrezikuar me jetën.

Sadiku tha se me lidhje alternative energjia elektrike është kthyer dhe të gjithë minatorët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, dolën nga miniera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button