“Hajdutë, nuk iu paguajmë më!” (FOTO)

Qytetarët, të organizuar nga lëvizja AMAN përmes rrjeteve sociale, të pakënaqur nga shtrenjtimet e reja të energjisë elektrike, karburanteve dhe parnos, sot u mblodhën para Komisionit rregullator për energjetikë që të shprehin revoltin e tyre, duke thirru “Hajdutë, nuk iu paguajmë më”.

Kërkuan të kthehet tarifa e lirë, të kthehet çmimi i energjisë elektrike nga viti 2008, të hiqet paragrafi fuqi shtesë prej 33% prej llogarive për energji elektrike, të kthehet çmimi i parnos në vitin 2008, urgjentisht të tërhiqet rregullorja e re e SHA “Toplifikacija”, të zvogëlohen çmimet e derivateve të naftës në përputhje me standardin e jetesës, të kryhet privatizim apo kapitalizim i sektorit të përgjithshëm energjetik i cili është në pronësi të Maqedonisë. Të investohet në burime të përmbajtshme të energjisë, gjeo dhe termo energji, energji të erës dhe energji solare.

Organizatorët paralajmëruan se nëse nuk plotësohen këto kushte, nga e martja e ardhshme do të ketë rebelim social. Çdo të martë nga ora 18 qytetarët do të tubohen para Komisionit rregullator, për të cilët thonë se po vjedh paratë e qytetarëve me çmime joreale./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button