Lideri i BDI-së, Ahmeti u shpreh skeptik se pse Ligji për gjuhët u dërgua në Venedik

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti është shprehur skeptik për dërgimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Komisionin e Venedikut, pasi që sipas tij, më pas për të njëjtin do të duhet vota “për” e “shumicës së badenterit”, transmeton Portalb.mk.

“Nuk e di pse ligji politizohet, kur e di se ai ligj është votuar, është miratuar, dhe është dakorduar me partnerët e koalicionit është sjellë me shumicën e votave, dhe nëse shkojmë me ato procedura siç u nisën, ligji duhet të votohet me shumicë të badenterit. Ky ligj ka hyrë në fuqi, dhe pritet ngritja e inspektorateve që të nis zbatimi i ligjit aq të mirëpritur dhe aq të nevojshëm për ta përmbyllur Marrëveshjen e Ohrit. Nëse ne jemi në rrugë të mbarë drejt anëtarësimit në NATO, ishte marrëveshja paqësore e Ohrit”, tha Ahmeti.

Përndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në pajtueshmëri me vendimin e miratuar, e ka dërguar tërë përmbajtjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve për mendim në Komisionin e Venedikut, bashkë me tekstin alternativ të nenit 8, i cili nuk është pjesë përbërëse e Ligjit, për arsye se parashtrohet çështja për harmonizimin me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.

Pas takimit me Lëvizjen Qytetare “Anti-bixhoz”, lideri Ahmeti është shprehur kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button