fbpx

Lideri i BDI-së, Ahmeti: Nuk jam për zgjedhje të parakohshme parlamentare (VIDEO)

“BDI është e gatshme të merret vesh”, kështu u deklarua lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti duke u përgjigjur në pyetjen se a është partia e tij “për” zgjedhje të parakohshme parlamentare, transmeton Portalb.mk.

Duke folur më tej, lideri Ahmeti u shpreh kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi që shteti ka interesa tjera, siç janë zbatimi i Marrëveshjes dhe ligjeve të miratuara në Kuvendin e Maqedonisë.

“Unë po them që nuk jam për zgjedhje, sepse ne qëndrojmë mirë, ne jemi të organizuar, dhe kemi përkrahje nga qytetarët. Dhe nëse ne do të shkojmë në zgjedhje, BDI-ja ka fitore të pakontestueshme, por mendoj që shteti ka interesa tjera. Ka çështje të interesit shtetëror, dhe interes i shtetit është zbatimi i Marrëveshjes dhe ligjeve të miratuara në Kuvend”, tha Ahmeti.

Pas takimit me Lëvizjen “Anti-bixhoz”, lideri Ahmeti duke komentuar dërgimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Komisionin e Venedikut, u shpreh skeptik për këtë veprim, pasi që sipas tij më pas do të duhet votim në bazë të badenterit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button