Maqedoni, për 19 ditë do të zgjedhet përbërja e re e Komisionit për Antikorrupsion

Për 19 ditë, duhet të zgjedhet përbërja e re e Komisionit për Parandalim të Korrupsionit (Komisioni për Antikorrupsion), pasi që sot është publikuar konkursi për aplikim për kryetarin dhe anëtarit e këtij korrupsioni i cili kishte 11 muaj që nuk ishte funksional, transmeton Portalb.mk.

Deri më 10 shkurt duhet të kalojë procedura për zgjedhje të anëtarëve.

Koha është e shkurtër, që të realizohen pritshmëritë dhe rekomandimet e Komisionit Evropian që si anëtarë të Komisionit për Antikorrupsion do të jenë personat më profesional, kjo sepse për herë të parë do të ketë marrje në pyetje të kandidatëve për përvojën e tyre në luftën kundër korrupsionit, duhet të kenë nota të larta në studimet e tyre, dhe duhet të kenë mbaruar së paku studimet juridike, ekonomike, politike dhe të komunikimit.

Sipas ligjit, për anëtarë të Antikorrupsionit nuk do të mund të kandidojnë ish funksionarë dhe ish politikanë, të cilët dhjetët vjetët e fundit kanë qenë donatorë partiak apo kanë kryer ndonjë funksion shtetëror me propozim të partisë.

Emërimi i anëtarëve është me afat të përshpejtuar, pasi që më 8 shkurt do të shpallen zgjedhjet presidenciale, rrethi i parë i të cilave duhet të mbahet më 21 prill.

LEXO: U miratua Ligji për antikorrupsionin: Qytetarët nuk do të mund ta denoncojnë korrupsionin, por vetëm OJQ-të

Mosfunksionimi i Antikorrupsionit ka dëmtuar buxhetin shtetëror për 350 mijë euro

Komisioni për Antikorrupsion ka 11 muaj që nuk është funksional, pasi që anëtarët e saj paraprak dhanë dorëheqje si rezultat i presionit publik, pasi që për të njëjtit kishte raport revizional negativ për shkak të raporteve të rrejshme për harxhime rrugore dhe për ndarjen e bonuseve pa meritë.

Mosfunksionimi i Antikorrupsionit, u ka kushtuar financiarisht qytetarëve nga 300 deri në 350 mijë euro në vit. Nga ana tjetër, mbi 3000 deklarata të pasurive, të zyrtarëve të zgjedhur të rinj, janë në sirtarët e komisionit Anti-Korrupsion. Nuk janë shqyrtuar as 100 denoncimet e korrupsionit dhe një numër pak më i vogël i konflikteve të interesit.

LEXO: 84 deputetë votuan që Ligji për Anti-Korrupsion të shqyrtohet sipas procedurës së shkurtuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button