Shfaqja “Duet për një”, premierë sot dhe nesër në Shkup (VIDEO)

“Duet për një”, e autorit Tom Kempinski, është shfaqja më e re e regjisorit Kushtrim Bekteshit, transmeton Portalb.mk.

Shfaqja është produksion i Teatrit Shqiptar të Shkupit, ndërkaq si premierë do të paraqitet më 25 dhe 26 janar, sot dhe nesër, në Qendrën Teatrore të Fëmijëve, me fillim prej ora 20:00.

Në shfaqje luajnë aktorja Vjollca Bekteshi Hamiti dhe aktori Vebi Qerimi.

Skenograf është Betim Zeqiri, kostumografe Samka Ferri, ndërkaq vepra është shqipëruar nga Agon Myftari.

“Duet për një” trajton historinë e një violinisteje shumë të suksesshme Stefania, e cila është e detyruar përgjithmonë të heq dorë nga pasioni i saj për violinën pas diagnostifikimit me sëmundjen e pashërueshme ‘multiple sklerozë’. E gjendur në mes të dëshpërimit të thellë me përmasa depresive dhe luftës për të vazhduar jetën, ajo pranon të mbajë seanca psikiatrike tek Dr.Feldman, i cili përpiqet të zbërthejë gjithë kaosin e saj të brendshëm dhe ta ndihmojë që të shohë një shkëndijë drite në fund të tunelit.

Shfaqja “Duet për një”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button