Balena hidhet para barkës së peshkatarëve (VIDEO)

Një grup peshkatarësh ka bërë një xhirim të jashtëzakonshëm të balenës e cila ka dalë nga thellësia e detit dhe për pak është hedhur në anijen e peshkatarëve.

Njeriu që kishte organizuar peshkimin në British Columbian të Kanadasë për pak ka rënë nga anija kur balena ka kërcyer përpara tyre dhe është përplasur me stomakun e saj në sipërfaqen e detit, duke i spërkatur peshkatarët.

Udhëheqësi i grupit të peshkatarëve Met Tornton me anijen e tij i është afruar grupit të balenave për t’i parë më mirë, kur balena si një predhë minahedhësi me shpejtësi kishte dalë nga uji./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button