Merkel dhe Macron kanë nënshkruar marrëveshje të re bashkëpunimi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel foli sot për rritjen e nacionalizmit në Evropë si dhe bëri thirrje për ringjalljen e bashkëpunimit ndërkufitar, pasi ajo dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron nënshkruan një marrëveshje të re për bashkëpunimin franko-gjerman, e cila e ripërtërin miqësinë disa dekadëshe të të dyja vendeve.

Traktati është një lloj mesazhi dhe mbështetje për Bashkimin Evropian, transmeton REL.

Merkel dhe Macron nënshkruan marrëveshjen e re në qytetin perëndimor të Aghenës, pikërisht 56 vjet pasi Charles de Gaulle dhe Conrad Adenauer nënshkruan Marrëveshjen e pajtimit në vitin 1963.

“Populizmi dhe nacionalizmi po rriten në të gjitha vendet tona”, tha Merkel për zyrtarët francezë, gjermanë dhe evropianë të mbledhur në këtë ceremoni.

Duke folur për largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian dhe tendencën në rritje të proteksionizmit në botë, Merkel tha se bashkëpunimi ndërkombëtar po kalon një periudhë të vështirë.

Ndërkaq, presidenti francez, Emmanuel Macron, vuri në dukje “zemërimin në rritje” brenda shoqërive evropiane” dhe “presionin nga jashtë”.

Marrëveshja parasheh harmonizimin e politikave ekonomike, të jashtme dhe të mbrojtjes të Berlinit dhe Parisit, si dhe një asamble të përbashkët parlamentare të përbërë nga 100 deputetë francezë dhe gjermanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button