Lajmet e rrejshme, MPB: Po i analizojmë të dhënat, nëse ka vepër penale do ta njoftojmë Prokurorinë

Ministria e Punëve të Brendshme është duke i analizuar të dhënat në lidhje me rrjetin e lajmeve të rrejshme, që e ka zbuluar belgu Marten Shenk, ku disa shtetas të Maqedonisë kanë përmbajtje me gjuhë të urrejtjes kundër emigrantëve dhe myslimanëve, njofton Portalb.mk.

“Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale po kryen analiza për informatat të cilat janë ndarë dhe nëse konstatohen elemente për kryerjen e ndonjë vepre penale, në pajtueshmëri me Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë për të njëjtën do të njoftohet prokurori publik i Maqedonisë, gjegjësisht do të ndërmerren masa shtesë. Gjithashtu, nëse konstatohet se ka shkelje të ligjeve nga ana e ndonjë të punësuarit në MPB, kundër tij do të ndërmerren masa përkatëse”, thonë nga MPB.

Ndryshe, në hulumtimin e kryer nga Shërbimi Holandez për Zbulimin e Lajmeve të Rrejshme “Njuzçekers”, gjuetari i lajmeve të rrejshme, belgu, Marten Shenk, ka arritur të zbulojë se si një rrjet i përbërë prej disa personave nëpër rrjete sociale ka shpërndarë përmbajtje me gjuhë të urrejtjes. Si kreator i këtyre lajmeve dhe ueb-sajteve theksohet, ushtari profesionist nga Kumanova, Sllagjan Bojkovski për të cilin Armata e Maqedonisë ka filluar hetim.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për biznes të organizuar nga Rusia, por që rusët, në mënyrë oportuniste, i përdorin lajmet e rreme që paraqiten.

Ai ka përmendur edhe një person nga Maqedonia me emrin Viktor Kolevski, që në profilin e tij në Linkedin shkruan se është inspektor i Policisë se edhe ai ka qenë pjesë i rrjetit.

Portalb.mk, ka pyetur në MPB për të na konfirmuar nëse është e vërtetë që personi në fjalë është i punësuar në MPB, por deri më tani nuk kemi përgjigje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button