Gjoba të vogla, luftë “më e suksesshme” kundër korrupsionit

Ligji tërësisht i ri për antikorrupsion, edhe përkrah ndryshimeve të dukshme për të mirë në raport me ato që ishin, ka disa lëshime gjatë diskutimit të fundit të amendamenteve, në veçanti në pjesën e partive politike dhe financimit të paligjshëm.Është e habitshme edhe ulja e dënimeve për shkeljet nga politika, me shuma dukshëm më të vogla dënimi për shkeljen e këtij ligji 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me 17.01.2019 me 81 vota për miratoi Ligjin e ri për ndalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave, edhe pse në shikim të parë në mëynrë dramatike rrit autorizimet e zyrtarëve të ardhshëm të antikorrupsionit, në fillim “ishte qasur” me pranimi e një pjese të konsiderueshme të amendamenteve të opozitës.

Do të shqyrtojmë shkurtimisht një pjesë të amendamenteve të cilat dukshëm ndryshojnë tekstin në propozimin që fillimisht përgatiti Qeveria e RM-së dhe për të cilën diskutohej në komisionet amë, dhe për të cilët deri mbrëmë opozita pretendonte se janë në pajtim me propozimet e GREKO-s. “Vërtetmatësi” tashmë bëri një shqyrtim të propozimeve të GREKO-s, me të cilat përfundohet se përveç në një propozim – numri i anëtarëve të Komisionit për Antikorrupsion të jetë pesë në vend të shtatë, në asnjërin nuk gjendej propozimi i opozitës, dhe pas votimit të mbrëmshëm bëhet e qartë se edhe ai propozim i GREKO-s nuk është pranuar.

Që të mund opinioni të bëj krahasimin, në linkun në vazhdim keni ligjin e propozuar dhe të miratuar. Ligji i miratuar është shënuar si Propozim i plotësuar II, dhe menjëherë nën të shenja Teksti i plotë i materialit, është propozim i Qeverisë pa amendamentet e miratuara së fundmi.

KUNDËR KORRUPSIONIT ME GJOBA TË VOGLA 

Do të fillojmë nga fundit – Dispozitat kundërthënëse janë vendosura në Kreun IX të ligjit. Këtë herë nuk bëhet fjalë për krahasimin e vendimit të tekstit me amendamente dhe pa amendamente, sepse në to nuk ka dallim, por krahasim me vendimin e deritanishëm ligjor. Menjëherë vërehet se gjobat për kundërvajtjet ekzistuese, por edhe për të rejat dukshëm janë ulur në krahasim me vendimin ligjor paraprak.

 Për shembull, sanksioni për mosparaqitjen e pronës dhe të përplasjes së interesave pas hyrjes në fuqi, gjatë kohës në funksion ka ndryshime, deri më tani dënimi kishte vlerën prej 500 deri në 1000 euro në kundërvlerë në denarë (neni 63 i ligjit të vjetër). Tani ligjvënësit me ligjin e ri, neni 109, për mospërmbushjen e një detyrimi të tillë kanë paraparë caktimin e gjobës në lartësinë prej 300 deri në 500 euro!

Të tilla janë edhe gjobat tjera. Për shembull, në nenin 101 të ligjit të ri shkruan se institucionit financiar do t`í caktohet gjobë prej 1.000 euro, nëse Komisioni Shtetëror nuk i dorëzohen të dhënat e  kërkuara në afat prej 15 ditësh. Që do të thotë 1.000 euro për ndonjërën bankë në RM, edhe për më të voglën, edhe për atë kursyese, opinioni mund vet të nxjerr përfundim për këto dënime.

Vetëm si shembull, GREKO, edhe pse drejtpërdrejtë nuk a ka përfshirë rritjen e dënimeve, në pikën e katërt të evaluimit pikërisht për shkak të mosparaqitjes së listës anketuese deri te deputetët me përfundimin e mandatit, është cekur se dënimet do të duhej të jenë bindëse.

 GREKO kujton se në Raportin për evaluim, po ashtu, është vërejtur se sanksionet e caktuara nuk janë mjaftueshme ose ato sanksione që janë vendosur në praktik, ndonjëherë janë dukshëm më të ulëta se ato që i cakton ligji. (Faqe 7, pika 29). 

KUVENDI DO TË SHQYRTOJË FINANCIMIN E PARTIVE 

Një prej anëve më të forta të ligjit të ri duhej të jetë kontrolli i financimit të partive politike, në veçanti gjatë kohës së fushatës zgjedhore. Por, njëkohësisht, me amendamentet e miratuara të Qeverisë, të propozuara nga opozita, këto kompetenca të Komisionit mbyllen, ashtu siç mbyllet mundësia e raportimit të korrupsionit civil ose raportimit të paligjshëm gjatë kohës së fushatës zgjedhore.

Në Nenin 31, paragrafi një dhe paragrafi tre janë bërë ndryshime. Për shembull, vendimi qeveritar para amendamenteve qëndronte se në rast dyshimi rreth financimit të partisë politike, KSHNK me iniciativë të veten ose me iniciativën e çfarëdo personi fizik ose juridik mund të ngre procedurë për hetimin e financimit.

Në vendimin e ri në amendament qëndron formulimi se në rast dyshimi, procedurë mund të ngrihet me vetiniciativë ose me iniciativë të organeve shtetërore, partive politike ose shoqatave dhe fondacioneve të cilët punojnë në fushën për ndalim të korrupsionit, sundimit të së drejtës ose menaxhimit të mirë…

Në paragrafin tre të të njëjtit nen, KSHNK është e detyruar që në afat prej 60 ditësh të kryej procedurën!?Ky vendim është me amendamentet e opozitës, të cilat Qeveria i pranoi. Në të vërtetë, që të mund dihet kuptimi i këtij formulimi, opinioni mund të bëj krahasim me rastin “Talir”, të Prokurorisë Speciale Publike, të cilin për 18 ditë, dhe jo për dy muaj, nuk arriti të ngre aktin ligjor me 30 qershor të vitit 2017, por  për këtë pati sukses shumë muaj më pas. Ndërsa me paragrafin tre të nenit 31, të KSHNK-së pritet që në afat prej dy muajsh procedura të kryhet.

Edhe një nen i lidhur me partitë politike është ndryshuar ndjeshëm. Më saktë, KSHNK me nenin 32 kishte detyrim në paragrafin 10 më së voni tre muaj pas zgjedhjeve të dorëzojë te Kuvendi raport të posaçëm për gjendjet e verifikuara të financimit të fushatës zgjedhore.

 Me amendamentin e opozitës, i pranuar nga Qeveria, ky formulim tani thotë:…në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë paraqetet për shqyrtim një raport i veçantë mbi kushtet e përcaktuara në financimin e fushatës zgjedhore.

Ligjvënësit është dashur në amandament të theksojnë se raporti i veçantë i dorëzuar për shqyrtim,që flet për fatin e njëjtë si të raporteve të deritanishme të Entit Shtetëror për revizion. Kuvendi ndonjëherë i shqyrton, ndonjëherë jo.

* * *

Me këto ndryshim edhe përkrah rritjes së dukshme të kompetencave të anëtarëve të ri të Komisionit, rritja e transparencës gjatë zgjedhjes së tyre, dhe në veçanti lidhja e KSHNK-së me bazën e të dhënave në RM, janë zvogëluar mundësitë që Komisioni të jetë më efikas në ndalimin e korrupsionit ose në zbulimin e përplasjes së interesave. Në veçanti e pakuptueshme është edhe ulja e gjobave në pjesën e shkeljes së ligjit, të cilat gjithsesi se nuk dë jenë dekurajuese për korrupsionin dhe efikasitetin e lartë të zbulimit të tij.

Burimi: Vërtetmates.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button