Na thonë që s’jemi as 20%?

Në veprën e lashtë indiane “Panchatranta” përshkruhet se si do gusarë brutalë me dukje përbindëshe kishin sulmua fshatin Buahna. Ata kishin plaçkitur, përdhunuar, vrarë dhe në fund i kishin vënë flakën gjithë fshatit. Asnjë s’lanë të gjallë. Gra e fëmijë ishin lutur gjer në Zot që t’i falin, por ata krijesa sikur knaqshin shpirtin nga vuajtjet e tjerëve. Mbijetuan vetëm ata që kishin shkuar diku jashtë fshatit. Kur ata u kthyen panë vetëm tym, tmerr e mjerim. Prijësi i fshatit Anbraha kishte mbet pa gjithë familjen e tij. Që nga ajo ditë atij shpesh i shfaqej para syve djali e tij pesëvjeçar duke piskatur nëpër flakë. Kaluan dy vite, kur një natë ai për çudi dëgjoi zërin e djalit të tij – “baba hape derën, unë jam”. Por Anbraha mendonte se ai zë i vjente nga traumat e mëdha. Ishte i sigurtë se djali i tij nuk ishte më i gjallë. Pas shumë trokitjeve fëmija ishte larguar dhe nuk ishte kthyer kurrë më. Atë, grabitësit e kishin kursyer, që t’u sjellte ujë.

Duket se edhe neve do gusarë të pashpirtë vite të tëra na plaçkisin, na varfëruan, na malltretuan e dëbuan, madje donin të na e vënë edhe zjarrin duke inskenuar destabilizime! Këtu ndër ne as që dikush çanë konën se përse janë aty ku vendoset për fatin apo fatkeqësinë tonën!? A populli na derdhet në katër anët e botës. Çdo kund në tjetër vend e ka më mirë se në shtetin e vet! E tani me krenarinë më të madhe ekspertja kryesore e VMRO-së publikoi se në bazë të evidencës që ajo ka, ne shqiparët nuk qenkemi më shumë se 16.7 për qind nga popullata e përgjithshme në vend. Pra, sipas saj themelet e pozicioneve aktuale kushtetuese shqiptare duhet të shemben pasi s’qenkemi më as 20 për qind! Ajo thirret në shpërnguljen masive të shqiptarëve dhe paska nxjerr këtë rezultat.

Këtu, obligim e kemi të japim përgjigje të rezonshme, nëse e kemi një të tillë. Na u largua rinia në përmasa trefish më shumë se te popujt tjerë. Madje katërfish më shumë se mesatarje e Ballkanit Perëndimor. Tani me çka do ta arsyetojmë këte golgotë shekullore, popullore e njerëzore, kur për interesa të atyre pa dije e pa dinjitet (por me pushtet), u zbraz pjesa jonë e shtetit. Për njëzet vite Kina pesëfishoi standardin e jetesës, kurse ne e ngulfatëm edhe atë pak që e kishim. Tani shofim se si me dhëmbje të madhe ndahen përgjithmonë fëmijtë nga të afërmit e tyre. Shkojnë njëkahshëm për t’u shndërruar mysafir të vendit të vet. A thua, kush do të hyjë në historinë e autorsisë së golgotës shqiptare në Maqedoni!? Ç’far do të jetë përgjegjësia? A do të jetë vetëm nga njeriu apo edhe nga Zoti? Apo nga ndonjë energji që do del na fshamat e nënave që humbin pasardhësit e tyre.

U plaçkitën miliarda dhe asgjë s’ndodhi. Madje sërisht me lojën e dështuar të nacionalizmit. Disa parti sikur s’kanë kod për reformim të brendshme, andaj vazhdojnë me të vjetrën. Gjuha shqipe mirë që u bë por të paktën mos ta fusim dhe mos ta përdorim sërish si lojë e politikës ditore. Njëri nga koalicionuesit e ish qeverisë pat thënë – “Ne ishim të gatshëm që me shkronja të arta edhe në ndërtesën e qeverisë ta shkruajmë shqip: “Qeveria e RM”, vetëm që të mbeteshim në pushtet, por ata të mëdhejtë e jashtëm na i prishën planet. Fakt se Gruevski funksiononte me mashtrime. Të përkujtojmë se gjatë fushatës parazgjedhore në SHBA, kur mendohej se fiton Hilari Klinton, lëvdatat e Gruevskit në vazhdimsi drejtoheshin nga ajo, por kur fitorja nuk ndodhi, Gruevski menjëher e kishtë “lexuar librin shumë të mirë” të Trampit. Madje të njëjtin na e sugjeroi edhe neve! Por, për fat të keq askush në Shtëpinë e Bardhë nuk u pat impresionuar nga Gruevski. Me këso gënjeshtrash ai vite me radhë, ramjen në ambis na e shiste si fluturim në qiell. Por, tani atij dhe pasardhësit të tij i kanë mbetur vetëm do të mjerë që në gojë futin sanduiç kurse nxjerrin vrerë. Në protesta kundër ndryshimeve kushtetuese kishtë edhe do persona të (jo)kulturës të cilët kudo në botë qëndrojnë në anën e kundërt të krimit, pasi shpirti i tyre artistik nuk jetom me krimin, pos nëse janë infektuar apo magjepsur nga ai. Dikush i përkrahur nga Rusia dëshironte destabilizim, me qëllim që të humben gjurmët e parave të zeza të fituara në tregun e zi. Dihet se paraja bënë t’i harojmë dallimet kombëtare. Kur është në pyetje ajo, të gjithë jemi vëllëzër e motra nga gjaku.

Në pozitat ekzistuese gjeopolitike, Rusia nuk ka asnjë interes tjetër për Maqedoninë dhe rajonin, përveç se të krijojë ndonjë konflikt rajonal, i cili do t’i shërbej asaj si pazar me Perëndimin për njohjen e aneksimit të Krimesë dhe avancimin e statusit të rajoneve lindore pro-ruse të Ukrainës siç janë – Donetsk, Ljubansk, etj. Njëherit Rusisë do t’i hiqeshin sanksionet shumvjeçare dhe ajo do të anëtarësohej në  OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) dhe në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjetikës, të cilat kanë rëndësi jetike ekonomike për të.

Ta përfundojmë me shpërnguljen. Tani gjendja e këtuit sa i përket eksodusit është sjellë gjer në nivel të amullisë kolektive. Askush më nuk beson në askend. Rreth 90 milion evra në vit Maqedonisë i dedikohen pakthyeshëm për zhvillim ekonomik (sidomos për bujqësi). Gjithë ato para në pjesë të madhe kthehen prap në UE për shak të mungesës së projekteve adekuate. Këtu akush nuk informon se çka duhet bërë njerëzit që t’i shfytëzojnë këto para. Ma lehtë e kanë t’i përcjellin përjetë jashtë vendit. Tash kur fëmija troket në derë, ne mendojmë se bëhet fjalë për halucinacione! Apo vet jemi rast i pashërueshëm. Vazhdojmë të përlahemi me mullinjtë me erë duke e detyruar popullin të kthehet ka frynë era. Era vazhdimisht fryen kah perëndimi!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button