Pse gjatë ditëve me diell ndihemi më të lumtur sesa gjatë ditëve me shi?

Ndodh shpesh që ndryshimet e motit të ndikojnë për mirë apo për keq në gjendjen tonë shpirtërore. Ndonjëherë, edhe pa e kuptuar ndryshimet e shpeshta të motit na bëjnë konfuzë. Këto ndryshime mund të jenë edhe më shqetësuese për meteopatikët, që janë njerëzit që i vuajnë si psikologjikisht, ashtu edhe shpirtërisht ndryshimet e motit apo stinëve. Megjithatë, meteopatikë ose jo, moti ndikon në gjendjen tonë shpirtërore, transmeton Class.

Ju ka ndodhur që gjatë ditëve me diell të ndiheni më mirë shpirtërisht? Kjo për shkak se rrezet e diellit sigurojnë marrjen e vitaminës D, e cila rrit nivelin e hormoneve. Studimet kanë treguar se temperaturat e ngrohta dhe dielli ndikojnë në largimin e ankthit dhe skepticizmit. Nga ana tjetër, shiu dhe temperaturat e ulëta e bëjnë të vështirë përqëndrimin dhe ndikojnë në lodhje dhe përgjumje. Sipas disa studimeve të kryera, moti nuk e formon gjendjen tuaj shpirtërore, por ndikon në të. Që të ulni sa më shumë ndikimin e motit në mënyrën se si ndiheni, këshillohet të merreni me sport ose me ecje, si dhe të rrini në vende me dritë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button