Qeveria e Maqedonisë i shfuqizoi masat për mbrojtje nga ajri i ndotur

Masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga ndotja që i ka miratuar pardje Qeveria, prej nesër do të shfuqizohen pasi që grimcat PM10 janë nën pragut të definuar të alarmimit, thonë nga Qeveria, njofton Portalb.mk.

“Në pajtueshmëri me DAMSKV në ditën 21.01.2019, grimcat mesatare-ditore të PM10 janë nën pragun e definuar të alarmimit prej 188 mikrogramë në metër kub dhe episodi për dy ditë rresht është ndaluar në Shkup në stacionet matëse Qendër, Karposh dhe Rektorat, Milladinov, Manastir dhe në stacionet matëse Manastir 1 dhe 2, Gostivar dhe Tetovë”, informojnë nga Qeveria e Maqedonisë.

Në kumtesë thuhet se pragu për alarmim është tejkaluar në Strumicë, andaj në këtë qytet nuk do të shfuqizohen masat për rekomandim.

Me këtë vendim shfuqizohet masa për lirim nga puna dhe obligimi i grave shtatzëna, personave më të vjetër se 60 vjet, por edhe personave me sëmundje kronike, si dhe me sëmundje të sistemit të frymëmarrjes, kardiovaskular dhe onkologjik pa dallim të moshës, me rekomandim të mjekut. Poashtu, shfuqizohet masa për zvogëlim të përdorimit të veturave zyrtare, kufizim të punëve ndërtimtare, riorganizim të orarit të punës në të hapur, që të mos organizohen në të hapur organizime sportive apo kulturore.

Paralelisht me Qeverinë edhe Qyteti i Shkupit i ka shfuqizuar masat për mbrojtje nga ndotja e ajrit.  Sot prej orës 18:00 do të hiqet masa e udhëtimit me autobusë të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik pa pagesë si dhe rekomandimet për uljen e ndotjes së ajrit që u vendosen më 20 janar 2019, për shkak uljes së ndotjes së ajrit.

Ndryshe, Maqedonia gjatë këtyre 6-7 ditëve të fundit është përballur me ndotje enorme të ajrit. Ndonëse prej mbrëmë ka filluar që të ulet ndotja, por megjithatë ende ajrin që e thithin qytetarët thuajse në të gjitha qytetet është dyfish më i ndotur se sa masa e lejuar. Sipas matjeve të fundit që janë bërë mbrëmë në orën 21:00, Strumica ka rezultuar qyteti më i ndotur në Maqedoni me 199 mikrogramë grimca PM 10-të, apo tre herë më shumë se masa e lejuar, gjegjësisht 50 mikrogramë. Mënjeherë pas saj me 174 mikrogramë është Manastiri dhe në vendin e tretë ndodhet Gostivari me 130 mikrogramë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button