Të burgosurit palestinezë refuzuan ushqimin për shkak të sulmeve të Izraelit

Tensioni ka mbizotëruar në të gjitha burgjet izraelite pas sulmit të fundit ndaj të burgosurve palestinezë nga rojet e burgut izraelit Ofer, i cili ndodhet në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Të hënën dhe të martën në mëngjes, të burgosurit në burgun Ofer refuzuan ushqimet e tyre”, tha Qadri Abu Bakr për AA, kreu i komisionit për çështje të të arrestuarve në Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO).

Bakr akuzoi autoritetet izraelite për “përpjekje për të thyer shpirtin” e të burgosurve palestinezë duke i sulmuar ata.

“Autoriteti Palestinez është në kontakt me grupet ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut për të ndaluar krimin izraelit”, tha ai.

Gjatë ditës së djeshme, anëtarët e forcave speciale Metsada të Izraelit bastisën një sektor të burgut, ku sulmuan të burgosurit palestinezë me gaz lotsjellës dhe dëmtuan pronën e tyre.

Më shumë se 100 të burgosur palestinezë u plagosën në sulmin e djeshëm në burgun Ofer.

Aktualisht, rreth 1.200 të burgosur palestinezë ndodhen në burgun Ofer.

Sipas shifrave palestineze, më shumë se 6.000 palestinezë, përfshirë dhjetra gra, disa të mitur dhe gjashtë ligjvënës, janë duke u mbajtur në burgjet izraelite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button