Të gjitha qytetet e Maqedonisë kanë ajër të ndotur

Maqedonia gjatë këtyre 6-7 ditëve të fundit po përballet me ndotje enorme të ajrit. Ndonëse prej mbrëmë ka filluar që të ulet ndotja, por megjithatë ende ajrin që e thithin qytetarët thuajse në të gjitha qytetet është dyfish më i ndotur se sa masa e lejuar, njofton Portalb.mk.

Sipas matjeve të fundit, që janë bërë mbrëmë në orën 21:00, Strumica ka rezultuar qyteti më i ndotur në Maqedoni me 199 mikrogramë grimca PM 10-të, apo tre herë më shumë se masa e lejuar, gjegjësisht 50 mikrogramë. Mënjeherë pas saj me 174 mikrogramë është Manastiri dhe në vendin e tretë ndodhet Gostivari me 130 mikrogramë.

Më poshtë ua radhisim qytetet se si është gjendja e cilësisë së ajrit, numrat vazhdimisht rriten:

  • Strumicë 199
  • Manastir 174
  • Gostivar 130
  • Tetovë 118
  • Qendër 106
  • Butel 103
  • Karposh 102
  • Kërçovë 92
  • Kavadar 75

Ndotja e ajrit në tre ditët e kaluara ka qenë jashtëzakonisht e lartë, gjegjësisht në disa rajone të Shkupit ka arritur deri në 400 mikrogramë, Manastir 291, në Tetovë 249, Gostivar 225, ndërkaq në Kërçovë 172 migrogramë grimca PM10.

Për t’i shikuar të gjitha matjet, lexo: KËTU

Sipas faqes së internetit të specializuar për ndjekjen e cilësisë së ajrit në botë, “Er Vizhall”, Shkupi u ndodh në mesin e dhjetë shteteve më të ndotura në botë. Edhe gjatë muajit dhjetor të 2018-s, Shkupi u rangua ndër dhjetë qytetet më të ndotura në botë, dhe e vetmja në Evropë.

Për shkak ndotjes enorme të ajrit, autoritetet kanë marrë masa, sipas të cilëve do të reduktojnë ndotjen. Qyteti i Shkupit rekomanduan që t’i iket shfrytëzimit të veturave sa më shumë që të mundet, dhe nëse të njëjtat shfrytëzohen, së paku të realizohet organizim që me një veturë të lëvizin më shumë persona.

Gjithashtu rekomanduan që sa më shumë të përdoret transporti publik dhe t’u shmanget qëndrimit në hapësira të hapura. Për këtë, ka dy ditë që transporti publik në Shkup është falas janë dyfishuar çmimet e parkingjeve të ndërmarrjes publike “Parkingu i Qytetit” si dhe janë ndërprerë punët ndërtimore në të hapur.

Qyteti i Shkupit ka publikuar shpallje publike për kompensimin e një pjese të harxhimeve për qytetarët në zonën e Shkupit që do të furnizohen me furrë me peleta me qëllim që të stimulohen qytetarët që të shfrytëzojnë karburant më të pastër dhe furra më kualitative për zjarr, që të zvogëlohet ndotja e ajrit.

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë urdhër që derisa ajri është i ndotur të mos shkojnë në punë gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ka prolonguar për dy ditë fillimin e gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor.

Masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga ndotja që i ka miratuar pardje Qeveria, prej nesër do të shfuqizohen pasi që grimcat PM10 janë nën pragut të definuar të alarmimit, thonë nga Qeveria.

Paralelisht me Qeverinë edhe Qyteti i Shkupit i ka shfuqizuar masat për mbrojtje nga ndotja e ajrit.  Sot prej orës 18:00 do të hiqet masa e udhëtimit me autobusë të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik pa pagesë si dhe rekomandimet për uljen e ndotjes së ajrit që u vendosen më 20 janar 2019, për shkak uljes së ndotjes së ajrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button