Maqedoni, biznesi me lajme të rrejshme ende është aktiv

Udhëheqësi i projekteve në Fondacionin “Metamorfozis” , Goran Rizaov në ditarin qendror të 1TV foli për temën e biznesit me lajmet e rrejshme. Ai si më të theksuar në këtë drejtim përmendi industrinë e lajmeve të rrejshme në Veles, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin 2016, në prill agjencia e lajmeve Meta.mk që është projekt i Fondacionit Metamorfozis, për herë të parë publikoi intervista me pronarët e ueb faqeve të rrejshme në Veles. I kemi kontaktuar dhe ata kanë qenë të hapur për bisedë. Disa prej tyre kanë dhënë se e bëjnë për arsye ideologjike, disa nga arsye monetare. Bëhet fjalë për shumë ueb faqe dhe një pjesë prej tyre kanë fituar shumë para. Nëse bëjmë një llogari, nëse kemi një publikim me mbi 3 milionë riça (shtrirje)në Facebook dhe prej tyre nëse 1 milion kanë klikuar në faqe, dhe një pjesë e tyre kanë klikuar në një nga reklamat, fitohet një dollar për klik, që bëhen mijëra dollarë”, tha Rizaov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button