Bekteshi: BDI do të ftojë debat publik për Ligjin për Tregti dhe Tregjet e Gjelbra

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka paralajmëruar se në ditët në vijim, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi do të ftojë debat publik për Ligjin për Tregti dhe Tregje të Gjelbra që do të mbahet në Kuvendin e Maqedonisë , njofton Portalb.mk.

“Duke e pasur parasysh se ne deri në fund nuk jemi të njoftuar me motivet se pse edhe pas një viti të miratimit të këtij ligji dolën këto probleme, ne vendosëm që koordinatori ynë Alimi në ditët në vijim të ftojë debat publik që do të mbahet në Kuvendin e Maqedonisë nga debati do të del edhe vendimi në vijim”, deklaroi Bekteshi në “24 Analiza”.

Lubço Llazeski nga Grupacioni i Tregjeve të Odës Ekonomike të Maqedonisë informoi se atmosfera është e tensionuar dhe shtoi se numri i tezgave ka filluar në mënyrë drastike të zvogëlohet. Tregtarët, siç tha ai, nuk janë mjaftueshëm të informuar se çfarë ndodh.

“Qëndrimi ynë është që të anulohet ligji për njohë të caktuar jo më pak se gjashtë muaj deri në një vjet dhe i njëjti të shfuqizohet, të bëhet ligji në të cilin do të marrin pjesë të gjitha palët”, deklaroi Llazeski.

Edhe sipas atyre që marrin tezga me qira, ky ligj nuk është i mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button