Shekerinska: Maqedoninë e ndajnë disa javë nga mundësia që të ulet në tavolinën e NATO-s

Vlerësimet e Qeverisë janë se na ndajnë disa javë nga mundësia që Maqedonia të ulet në tavolinën e aleatëve dhe duhet t’i respektojmë procedurat në Greqi. Në këtë rast bëhet fjalë edhe për procedura në NATO, ndërkaq për vendet-anëtare, përfshirë edhe Slloveninë, që ta nënshkruajë protokollin për hyrje është e nevojshme që Marrëveshja e Prespës plotësisht të ratifikohet. Presim që këtë javë Parlamenti i Greqisë ta plotësojë pjesën e tij të obligimeve. Në momentin kur marrëveshja plotësisht do të ratifikohet, presim që të gjitha 29 vendet në afat të shkurtër dhe efikas ta nënshkruajnë protokollin e përgatitur për hyrje, porositi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në takim me kolegun e saj nga Sllovenia, Karl Erjavec, njofton Portalb.mk.

Erjavec u rikujtua në Samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008 dhe shprehu kënaqësi që Maqedonia tani, për dallim nga atëherë, tani është në rrugë që të bëhet anëtare e Aleancës Veriatlantike.

“Patjetër të shpreh qëndrim optimist dhe shpresoj se pala greke do ta plotësojë pjesën e saj të përgjegjësisë. Si ministër i Mbrojtjes isha i pranishëm në një takim të mërzitshëm të NATO-s në Bukuresh në vitin 2008 kur nuk patët sukses të bëheni anëtare, por tani shoh se jeni rrugës për hyrje në BE dhe gëzohem edhe për mua është kënaqësi e madhe”, tha Erjavec.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button