Debati në Kuvendin e Greqisë për Marrëveshjen e Prespës do të zgjasë katër ditë

Kryetari i Kuvendit të Greqisë, Nikos Vucis vendosi që debati për Marrëveshjen e Prespës që do t’i jepet fund kontestit 27-vjeçar rreth emrit të Maqedonisë të zgjat katër ditë, transmeton Portalb.mk.

Siç publikoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, marrëveshja së pari dy ditë do të jetë në Komisionin parlamentar për mbrojtje dhe punë të jashtme, ndërsa më pas edhe dy ditë në seancë plenare të Kuvendit.

Sipas kësaj, sot dhe nesër për marrëveshjen do të diskutohet në seancën e komisionit, ndërsa të mërkurën gjatë ditës pritet të fillojë edhe seanca plenare në Kuvend.

Marrëveshja, që para disa ditësh është ratifikuar në Kuvendin e Maqedonisë parashikon ndryshim të emrit Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, me çka mbaron kontesti shumëvjeçar mes dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button