Këshillit Gjyqësor të Kosovës sot i janë shtuar edhe 37 gjyqtarë të rinj

Në pajtim me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me dekret ka emëruar 37 gjyqtarë të rinj.

Sipas një njoftimi, 37 gjyqtarët e rinj të emëruar sot, do të shpërndahen nëpër 7 gjykatat themelore të Republikës së Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Duke u bazuar në ligjet në fuqi, emrat e 37 kandidatëve për gjyqtarë para se të dërgohen te Presidenti për emërim, ata i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes, proces të cilin e ka udhëhequr Këshilli Gjyqësor i Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button