6 hile për ta bërë veshjen tuaj të zakonshme të duket spektakolare (FOTO)

Nëse mendoni se veshjes dhe kombinimit tuaj i mungon diçka por nuk dini se çfarë apo nëse ajo që zgjidhni të vishni sot ju duket diçka e mërzitshme ne kemi zgjidhjen dhe ju sugjerojmë 6 hile për ta bërë atë të duket spektakolare, shkruan Bordo.al. 

1- Shtoni një rrip

Vendosja e një rripi mbi një xhaketë apo pallto do t’ju nxjerr në pah format dhe d t’i jap veshjes tuaj një tjetër pamje. Më e mira do të ishte nëse rripin e zgjidhni në ngjyrë të njëjtë me veshjen

2- Vendos diçka në kokë

Sezoni i festave mund të ketë mbaruar por fashionistet vazhdojnë të dekorojnë flokët e tyre me karfica e kapëse flokësh. Shtoni një të tillë në bishtin tuaj dhe do ta ndjeni magjinë sa hap e mbyll sytë.

3- Rrëmbeni një çantë të vogël të strukturuar dore

Çanta e vogël në dorë do të jetë ajo që do të bëjë diferencën në veshjen tuaj, edhe nëse është një veshje e zakonshme. Mbani një të tillë në duart tuaja dhe të jeni të sigurta që do rrëmbeni vështrimet e shumë njerëzve.

4- Aksesorë mbi mëngë

Vendosini hallka dhe byzylikë mbi mëngët e pulovrës suaj për një zgjidhje moderne dhe të thjeshtë të aksesorëve.

5- Updat-oni kopsat

Mënyra më e thjeshtë për të rënë sërish në dashuri me një veshje të vjetër të garderobës suaj është t’i zëvendësoni asaj kopsat për t’i dhënë një pamje tjetër. Nëse keni një triko që nuk ka kopsa atëherë përmirësojani pamjen me karfica e spila zbukuruese.

6- Kombinoni sandalet me çoparet

Çorapet dhe sandalet nuk ka përse të jenë një kombinim i frikshëm ose i çuditshëm. Mbani një rregullësi në pjesën e sipërme të veshjes dhe luani me këmbët tuaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button