Stefan Fule: Zvarritjet janë të dëmshme për Maqedoninë

As për vendin kandidat, e as për BE-në nuk është mirë që të zvarritet periudha mes dhënies së statusit kandidat dhe fillimit të negociatave për anëtarësim, thotë euro-komisari për zgjërim Stefan Fule në intervistën e tij për gazetën çeke “Euroaktiv”, duke komentuar kështu perspektivat evropiane të Maqedonisë.

“Sa i përket “IRJM-së”, po përgatitemi për raundin e tretë të Dialogut aderues në nivel të lartë. Në qoftë se vazhdon trendi pozitiv i përmbushjes së suksesshme të detyrave të caktuara, Komisioni evropian sigurisht që do të rekomandojë që ky përparim të reflektohet edhe në qasjen evropiane ndaj vendit, deklaroi Fule.

Ai shprehet optimist në lidhje me perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit perëndimor, e sidomos për Kroacinë dhe Malin e Zi të cilat, sipas tij, kanë përparuar më së shumti në rrugën drejt Evropës.

Pritet që Kroacia gjatë vitit të ardhshëm edhe zyrtarisht të anëtarësohet në BE, përderisa Malit të Zi në fillim të kësaj vere iu dha leje për të filluar negociatat për anëtarësim.
“Nuk ka pushim në reforma dhe nuk ka pushim në procesin e zgjerimit, siç njoftojnë gabimisht mediumet. Mali i Zi është një shembull për këtë”, tha Fule./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button