U ble 14.7 mln euro, Shaqiri i Liverpoolit vlen sot katërfish më shumë

Në kohën kur Liverpooli vendosi të marrë Xherdan Shaqirin, verën e kaluar, kishte jo pak ekspertë të futbollit anglez që vinin bast në dështimin e futbollistit shqiptar në “Anfield Road”, transmeton Top Channel.

Por, kur ka kaluar gjysma e sezonit në Premier League, mesfusori me tipare sulmuese që luan me përfaqësuesen zvicerane, jo vetëm që po tregohet vendimtar në fushatën për të rikthyer titullin, por thuajse ka katërfishuar vlerën në merkato.

Mes Liverpoolit dhe titullit kampion janë vetëm 15 ndeshje, e një meritë të madhe për këtë ka edhe 27-vjeçari nga Gjilani. Xherdan Shaqiri u ble nga Stoke City për 14.7 milionë euro, por paraqitjet e tij mbresëlënëse dhe loja e bukur, pavarësisht konkurrencës së madhe, e ka vlerësuar edhe përmes shifrave.

Tani, kartoni i tij vlen 55 milionë euro. Një rritje më të madhe se Shaqiri, në të gjitha kampionatet elitare europiane, kanë vetëm Rodri Hernandez i Atleticos së Madridit, si dhe Lukas Torreira që luan me Arsenalin.

Observatori i futbollit, që stiloi klasifikimin e blerjeve më të leverdsisshme, vendosi Shaqirin në podium.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button