Kosovë, SBASHK-u ka vendosur për vazhdimin e grevës në arsim

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kosovës (SBASHK), pas mbledhjes së Këshillit drejtues, vendosi që greva në sistemin arsimor të Kosovës të vazhdojë, transmeton REL.

Në këtë mbledhje, siç njoftohet përmes një komunikate, SBASHK-u refuzoi sërish ofertën e Qeverisë së Kosovës për rritje pagash, të cilën e cilësoi si “të papranueshme”.

“Të gjithë njëzëri, udhëheqësit e sindikatave komunale dhe të universiteteve deklaruan se oferta e qeverisë është e papranueshme dhe duhet të vazhdohet me grevën edhe në ditët në vijim”, thuhet në komunikatë.

Sistemi arsimor i Kosovës është në grevë të përgjithshme që nga 14 janari.

Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 milionë euro shtesë për sektorin e arsimit.

Kërkesë e Këshillit grevist është rritja e koeficientit të pagës për 30 përqind për të gjithë të punësuarit në arsim në sektorin publik.

Kryeministri Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje sindikalistëve të arsimit që të rezonojnë lidhur me propozimin e qeverisë për rritje pagash për mësimdhënësit dhe t’i kthehen punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button