Meta: Mali i Zi për dy dekada faktor stabiliteti në rajon

Mali i Zi dhe Shqipëria kanë marrëdhënie cilësore bilaterale, ndërsa bashkëpunimi midis dy shteteve është për shembull, ishte mesazhi i presidentit të Malit të Zi dhe Shqipërisë, Mile Gjukanoviç dhe Ilir Metës, gjatë takimit të sotëm në Podgoricë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ilir Meta qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku fillimisht takoi presidentin malazez, Millo Gjukanoviç.

Të dy presidentët ranë dakord se marrëdhëniet midis dy shteteve janë për shembull.

“Siç e dini, dy shtetet tona nuk kanë vetëm marrëdhënie cilësore bilaterale dhe nuk kemi zhvilluar bashkëpunim vetëm brenda rajonit, por edhe si anëtare të NATO-s fuqishëm punojmë dhe kryejmë detyrat tona që nënkupton anëtarësimi në Aleancë”, tha Gjukanoviç në konferencën për media pas takimit.

Ai tha se me homologun e tij nga Shqipëria biseduan për bashkëpunimin e mëtejshëm brenda rajonit.

“Në këtë kontekst, jemi dakord se vendet tona kanë interes të theksuar që të vazhdojë dhe me sukses të përfundojë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, epilogu i këtij dialogu doemos duhet të jetë një zgjidhje e qëndrueshme e cila në asnjë mënyrë nuk do të kërcënojë stabilitetin e rajonit tonë. Po ashtu, mbështetëm progresin që është bërë në Maqedoni, tani përmes ndryshimeve kushtetuese, me të cilat u verifikua marrëveshja e arritur në një proces shumë intensiv dypalës. Bindja jonë është se Maqedonia pas ngecjes së madhe që nga viti 2008, tani po shfrytëzon mundësinë e saj që të niset në mënyrë intensive drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike, dhe në këtë mënyrë drejt stabilitetit dhe perspektivës së rajonit”, tha Gjukanoviç.

Ai përmendi se është biseduar edhe për gjendjen në Bosnjë e Hercegovinë, para së gjithash, për funksionalitetin, duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj çështjeje për realizimin e perspektivës së përbashkët evropiane dhe euroatlantike.

Presidenti Meta, nga ana e tij, tha se është i lumtur për shkak të vizitës në Malin e Zi.

“Për dy dekada, Mali i Zi ka qenë faktor stabiliteti në rajonin tonë. Në të njëjtën kohë, Mali i Zi është një shembull i integrimit dhe bashkëjetesës euroatlantike. Shqipëria dhe Mali i Zi kanë të gjitha arsyet dhe bazat për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Marrëdhëniet tona janë për shembull”, tha Meta.

Ai tha se me Gjukanoviçin ka bisedur edhe për integrimin e mëtejshëm të shqiptarëve në Malin e Zi, si dhe të drejtat e malazezëve në Shqipëri.

“Jam shumë krenar që shqiptarët në Malin e Zi që nga pavarësia kanë qenë të padiskutueshëm në mbështetjen e tyre për integrimin euroatlantik të Malit të Zi”, tha Meta.

Gjatë vizitës zyrtare, Meta do të takohet edhe me kryeparlamentarin Ivan Brajoviç dhe kryeministrin Dushko Markoviç.

Në ditën e dytë të vizitës, Meta do të vizitojë Katedralen “Shën Pjetri Apostull” në Bar dhe Kryepeshkopatën e Barit.

Planifikohet që presidenti shqiptar të vizitojë qytetin e vjetër të Ulqinit dhe të zhvillojë një drekë pune me anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button