Filloi hetimi, mund të ketë procedurë disiplinore kundër ushtarit – kreator të lajmeve të rrejshme

ARM pret që “shërbimet speciale” të zbatojnë hetim për ushtarin Sllagjan Bojkovski, i përmendur si kreator i lajmeve të rrejshme. Varësisht prej asaj se çfarë do të konstatojë hetimi, mundësia është që kundër ushtarit profesionist të ngritet procedurë për shkeljen e reputacionit të Armatës, që sipas Ligjit për Shërbim në ARM, parasheh dënime nga paralajmërimi me shkresë deri te përjashtimi, njofton Portalb.mk.

“Po veprojmë në lidhje me rastin në korniza të kompetencave, gjithsesi se e kontrollojmë, por edhe tjera, shërbime speciale e kontrollojnë rastin. Kur të mbarojë procedura, dhe varësisht prej përfundimit të rastit, do të ketë masa përkatëse”, thotë nga Shtabi Gjeneral.

Ushtari profesionist nga Kumanova, Sllagjan Bojkovski është përmendur si kreatori kryesor i lajmeve të rrejshme dhe ueb-sajteve me gjuhë të urrejtjes kundër emigrantëve dhe myslimanëve, në hulumtimin e zbatuar nga Shërbimi Holandez për Zbulimin e Lajmeve të Rrejshme “Njuzçekers”. Shtabi Gjeneral ka konfirmuar se Bojkovski është i punësuar në ARM që nga viti 2002.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button