fbpx

Kodra e Diellit, ELEMI dhe qytetarët e Tetovës

Në vitin 2012, 30 milionë euro u propozuan nga qeveria për qendrën turistike  Kodra e Diellit. Investimi parashihte ndërtimin e ski liftit me gjashtë ulëse ,prodhimin e borës artificiale dhe rindërtimin e kapaciteteve hotelierike.

S’do mend se premtimi i qeverisë se atëhershme ishte gjysmak me që në plan nuk e përfshinte Teleferikun kryesor që lidhë Tetovën me qendrën Turistik i cili njëherit është i vetmi atraksion për qytetaret, studentët dhe turistët e kësaj qendre .

Premtimi apo plani i lartpërmendur   nuk u realizua asnjëherë. Duheshte që me vetë iniciativë qytetarët të fillojnë të interesohen vetë për fatin e kësaj qendre turistike.

ELEMI e cila është kompani  shtetëror ka pasur qasje joserioze ndaj Kodrës së Diellit, zakonisht kompanitë shtetërore në të kaluarën janë konsideruar si kompani serioze që respektojnë afatet dhe punët i kryejnë me profesionalizëm maksimal dhe përpikëri ,por  në këtë rast është e kundërta.

Kompania ELEM ne rastin e Kodrës Së diellit ka punuar në mënyrë amatoreske gjatë ndërtimit të ski liftit me gjashtë ulëse nuk ka respektuar asnjë parametër ligjor të ndërtimit, nuk është pajisur me licencat e nevojshme ,nuk ka poseduar skicat e ujërave nëntokësor gjë që do të sjell komplikime shtesë gjatë ekzekutimit të punimeve, me çrast ekskavatori që ka bërë gropimin dëmton gypin e ujësjellësit me çrast uji në tetove del i ndotur dhe organet komunale detyrohen të intervenojnë dhe të ndërpresin  punimet e mëtejshme.

Status –Kuoja e ndërtimeve

Gjatë kësaj kohe ELEM nuk ka bërë asnjë tentativë për zgjidhjen e problemit me institucionet përkatëse duheshte qytetarët e Tetovës të caktojnë takime tri-paleshe për tu zgjidhur ngërçi institucional.

U kontaktua kompania e kontraktuar qe shet ski lifte, në bisedë e sipër kuptuam që për shkak të ndërprerjeve të punimeve të gjitha pajisjet e ski lifteve ishin të magazinuar në magazinat e ish-fabrikë s për plastik medicinale në Tetovë ,për kohën sa  ishte e bllokuar në teren, ELEM vazhdonte të paguante qiranë me parat e taksapaguesve, duke mos car  kokën aspak.

Pas takimit tri-palesh u arrit marrëveshja që të fillojnë punimet me kusht që gjendja të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Pas vazhdimit të punimeve ,punët sërish u ndërprenë kësaj radhe nga ministria e ambientit jetësor ,krejt si rezultat i mos sigurimit të dokumentacioneve të nevojshme me kohë.

Në Kodrën e Diellit ka mungesë të:

  • kanalizimit të ujërave fekal,
  • rrugët jane me gropa,
  • ka mungesë të ndriçimit publik ,
  • ka mungesë të menaxhimit të mbeturinave,
  • gjithashtu rrezik potencial  janë edhe qentë endacak,
  • ka mungesë të kapaciteteve hotelierike,
  • parkingjeve për vetura.

dhe pika kryesore TELEFERIKU që do të shpejtonte ngjitjen e turistëve ,që do të ndikonte në zvogëlimin e emisionimit të dioksid karbonit, dhe  që do bënte boomin ekonomik turistik është jofunksional jo me vjet por me dekada.

Falë përpjekjeve dhe lobimit  të qytetarëve të Tetovë i, ski lifti me gjashtë ulëse ne bazë të informatave  parashihet të filloj me punë në sezonin e vitit 2019.

Falë lobimit të qytetarëve Kodra e Diellit është sërish në agjendën qeveritare, a do të jetë bllof politik apo qasje serioze ndaj problemit ,koha do të tregoj, por ne nuk heqim dorë deri në rimëkëmbja gjenerale të gjigandit  turistik ‘’from head to toe” (nga koka deri te këmbët).

Ju ndjekim!!!

Foto e siguruar nga autori
Foto e siguruar nga autori
Foto e siguruar nga autori
Foto e siguruar nga autori
Foto e siguruar nga autori
Foto e siguruar nga autori

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button