Shkup, përsëri do të ndahen subvencione për furrat me peleta

Qyteti i Shkupit sot ka publikuar shpallje të re publike për kompensimin e një pjese të harxhimeve për qytetarët në zonën e Shkupit që do të furnizohen me furrë me peleta. Thirrje të këtilla për subvencione ka pasur disa herë në vitet e fundit, njofton Portalb.mk.

Hapi i këtillë po bëhet e qëllim që të stimulohen qytetarët që të shfrytëzojnë karburant më të pastër dhe furra më kualitative për zjarr, që të zvogëlohet ndotja e ajrit.

Të gjithë qytetarët që kanë blerë peleta nga 7 nëntori i vitit të kaluar deri në ditën e mbylljes së thirrjes do të fitojnë kompensim, gjegjësisht subvencionim prej 70% nga çmimi, por më së shumti 30.000 denarë, përfshirë me tatimin personal të shpenzimit.

Kjo thirrje realizohet në parimin “i pari vjen, i pari shërbehesh”, ndërkaq do të zgjatë deri më 30 nëntor të këtij viti ose deri sa të harxhohen të gjitha të hollat e destinuara për subvencione.

Informatat më të detajuara se si mund të fitoni subvencionim mund t’i merrni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button