Serrat për marihuanë si kërpudha dalin në rajonin e Karbincit

Serra të reja për kultivimin e kanabisit, janë bërë gati për sezonin e pranverës, mund të shihen në afërsi të objektit të Komunës së Karbincit. Rreth serrave, janë vendosur edhe kamera vëzhguese, por edhe gardh elektrik. Ky është kompleksi i dytë i serrave me hapësirë prej afër 3 hetarë në territorin e Komunës së Karbincit, njofton Portalb.mk.

Prej atje kumtojnë se është në përgatitjen vendosja e plantacionit më të madh me kanabis në fshatin Ballvani i Poshtëm. Përveç këtyre dy të rejave, tanimë dy vjet në prodhimin e kanabisit merret kompania “Oaza Alkaloid”. Praktikisht, në vijë ajrore prej tre kilometra në këtë rajon, ka gjithsej tre plantacione, të cilat do të punojnë prodhimin e lules nga marihuana. Plantacioni më i ri, i treti, i cili është i gatshëm, do të jetë i vendosur në 12 hektarë. Toka është e marrë me qira.

Nga Komuna Karbinci thonë se nuk kanë kurrëfar roli në dhënien e lejeve dhe tjera punëve administrative, por vetëm japin miratim për vendosjen e kontejnerëve të përkohshëm. Se pse kjo komunë bëhet vend në të cilin prodhohet kanabisi, sqarohet me faktin për kualitetin e tokës, e cila është kualitative dhe lehtë punohet.

Përndryshe, në afërsi të këtyre tre plantacioneve për marihuanë, në afërsi të Sveti Nikoles, ndodhet plantacioni i kompanisë “MAM”, mbrapa të cilit qëndron kapitali i vëllait të kryeministrit Zoran Zaev, Vice Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button