Shekerinska: Maqedonia tregoi se e meriton vendin në NATO

Disa javë e ndajnë Maqedoninë nga ulja në karrigen në NATO bashkë me vendet tjera anëtare pasi që vendi e ka mbaruar pjesën e saj nga obligimet lidhur me Marrëveshjen e Prespës, porositi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska pas takimit me shefin e Byrosë së Gardës Nacionale të SHBA-së, gjeneral Xhozef Lengiel, njofton Portalb.mk.

Shekerisnka tha se në takimin e tyre kanë biseduar për mënyrat e avancimit të bashkëpunimit me Gardën Nacionale Amerikane.

“Kemi biseduar për sfidat e rënda me të cilat Maqedonia është përballur në vitet e kaluara dhe patjetër të theksoj se vizita me të vërtetë është në kohë të shkëlqyer, në momentin kur Maqedonia dëshmoi se e meriton vendin e saj në Aleancë pasi që di që t’i zgjidh, dhe jo t’i ngrij dhe t’i ruajë problemet. Vitin e kaluar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonsië dhe Greqisë, ndërkaq me miratimin e ndryshimeve kushtetuese treguam se si shtetin mund ta lirojë nga rëndesa që gjatë kohë e ka tërhequr drejt fundit, që nuk e ka lejuar që Maqedonia ta marrë vendin e saj të merituar në NATO dhe nuk ka lejuar që të jemi shumë ambicioz, as në pikëpamjen e NATO-s tonë, e as në pikëpamjen e anëtarësimit në BE”, tha Shekerisnka.

Gjenerali Lengiel, i cili ndodhet për herë të parë në vizitë në Maqedoni tha se Garda Nacionale e SHBA-së është krenare që është partnere e Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të Maqedonisë. Ndërkaq SHBA e përkrah Maqedoninë që të anëtarësohet në NATO.

“Armata e SHBA-së e përkrahë Maqedoninë në rrugën drejt integrimit euro-atlantik duke përfshirë edhe aktivitetet për hyrje në NATO dhe BE, nëpërmjet zbatimit të reformave gjyqësore, përforcimin e institucioneve demokratike në vend dhe luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin e ekonomisë konkurruese dhe tregut të lirë. E përshëndesim votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend të cilat janë të domosdoshme për plotësimin e obligimeve të Maqedonisë në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës”, tha gjenerali Lengiel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button