Prokurorja Ruskoska: Akuza e “27 Prillit” nuk ka pësuar ndryshime thelbësore

“Akuza për rastin e “27 Prillit” nuk ka pësuar ndryshime thelbësore dhe ngelet e njëjta vepër penale”, këtë e tha sot përpara Gjykatës Penale, prokurorja Vilma Ruskovska, njofton Portalb.mk.

“Ka precizim duke i pasur parasysh dëshmitë shtesë të cilat janë prezantuar. Sipas Ligjit për Amnisti patjetër duhej që në mënyrë më precize të sqarohet se cili nga të akuzuarit çfarë ka bërë, ndërkaq ajo do të jetë në fjalët përfundimtare”, deklaroi Ruskovska.

Në pyetje gazetareske ajo nënkupton që do të ngelet e njëjta vepër penale, prokurorja tha “po”.

Ndryshe, gjykimi për rastin e “27 Prillit” sërish është shtyrë për shkak se ende nuk janë sjellë vendimet përfundimtare për amnisti, në seancë duhej të gjykohen personat e pa amnistuar.

“Të premten duhej të mbahej seancë në Gjykatën e Apelit për ankesën e Abdulfeta Alimit se pse nuk ka fituar amnisti, por është shtyrë për sot, kështu që nuk është përfunduar procedura në lidhje me fuqizimin e vendimeve”, deklaroi gjykatësja Dobrilla Kacarska.

Seanca e radhës është caktuar për 31 janar sepse prokurorja Ruskovska do të mungojë një javë për shkak angazhimeve zyrtare.

Në bankën e të akuzuarve mbetën pesë persona të cilët nuk kanë kërkuar amnisti: ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, shefi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për Operacione Speciale Dushko Lazarov, njëri nga udhëheqësit e “Për Maqedoni të Përbashkët”, Igor Durllovski, Jane Çento dhe Igor Jug nga shoqëritë patriotike, si dhe 13 të akuzuar, kërkesat e të cilëve për amnisti janë akuzuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button