Gruevski e ka tërhequr padinë për shpifje kundër Zaevit që fillimisht kërkonte 500.000 euro

Sot nuk është mbajtur seanca gjyqësore për padinë për shpifje dhe ofendim i arratisuri, Nikolla Gruevski kundër kryeministrit Zoran Zaev. Arsye për këtë është se Gruevski nëpërmjet avokatit në ndërkohë e ka tërhequr padinë kundër Zaevit për deklaratën e tij në rastin “Banka e Maqedonisë”, njofton Portalb.mk.

Nga Gjykata Themelore Shkupi 2 për “Makfax” thonë: “Paditësi nëpëmrjet të autorizuarit me shkresë e ka njoftuar Gjykatën se në tërësi heq dorë nga padia. Duke e pasur parasysh të theksuarën, më 08.01.2019, jashtë seancave është miratuar vendim në bazë të nenin 318 të “Ligjit për Procedurë në Para”.

Kjo vjen pasi që në shtator të vitit të kaluar pesë gjykatës suprem vendosën pozitivisht për kërkesën për revizion të cilën e kanë dorëzuar avokatët e Zaevit. Me vendim të plotëfuqishëm Zaev u dënua se publikisht ka shpifur kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski për shitjen e “Bankës së Maqedonisë”.

Me vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 2, Zaev duhej që t’i japë Gruevskit 50.000 euro për shpifje dhe ofendim. Gjykatësit e Apelit Lidija Dimçevska, Radica Vasilevsa dhe Enver Bexheti, në vendimin e plotëfuqishëm kanë konfirmuar se kundër Gruevskit është shpifur, por me vendim kanë kërkuar që të përsëritet procedura vetëm për lartësinë e dënimit dhe përsëri të shqyrtohet se sa “peshon” dhimbja shpirtërore e të arratisurit Gruevski,

Avokati i Gruevskit, asokohe e uli kërkesën nga Zaevi nga gjysmë milion euro në 50.000 euro, me sqarimin se paratë nuk janë motiv për dorëzim të padisë, por që të tregohet nderi i kryeministrit. Më pas, Gruevski nëpërmjet Dodevskit hoqi dorë edhe nga ajo shumë.

Zaev në një deklaratë për opinion tha se babai i krimit në Maqedoni nuk është askush tjetër, përveç Nikolla Gruevskit dhe se ka pranuar para në kesh me vlerë prej 1.5 milionë euro nga një biznesmen i huaj dhe me çka e ka dëmtuar shtetin për 225 mijë euro për tatim të papaguar, por edhe personalisht ia ka shitur “Bankën e Maqedonisë” në Shkup një biznesmeni kontrovers Jofica Stefanoviq i njohur si Nini i cili ka disa ndërmarrje ofshor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button