Sot në Greqi fillojnë procedurat parlamentare për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës

Komisioni për Mbrojtje Nacionale dhe Punë të Jashtme në Kuvendin e Greqisë, sot pasdite do ta shqyrtojnë propozim-ligjin për ratifikimin dhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Kuvendit, Nikos Vucis, paraprakisht do të mbajë takim me nënkryetarët që të caktohet procedura parlamentare, gjegjësisht sa mbledhje do të mbajë komisioni dhe kur do të caktohet seanca plenare.

Propozim-ligji të shtunën u dorëzua në Parlamentin e Greqisë, ndërkaq pritet që të votohet deri të premten.

Propozim-ligji nga ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, që është me titull “Ratifikimi i marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve që janë të sqaruara në vendimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 817 (1993) dhe 845 (1993), ndalimin e marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe vendosjen e partneritetit strategjik mes dy vendeve”, thuhet në tre nene.

Neni i parë është Marrëveshja e Prespës, neni i dytë ka të bëjë me ngritjen e nivelit të Zyrës për Lidhje në Shkup në ambasadë dhe të Zyrës për Çështje Konsullore, Ekonomike dhe Tregtare në nivel të Konzullit Gjeneral. Neni i tretë sqaron se ligji hyn në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare, ndërkaq marrëveshja pas ratifikimit, në pajtueshmëri me nenin 20.

Propozim-ligji, me datë më 18 janar 2019, është nënshkruar nga kryeministri Aleksis Cipras dhe ministrat e Qeverisë së tij.

Pasi që Greqia ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës, NATO do të mundet ta aktivizojë protokollin për hyrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut si vend të 30-të. Pas nënshkrimit të këtij dokumenti do të fillojë procesi i ratifikimit të saj në 29 parlamentet e vendeve anëtare, në mesin e të cilave edhe në Greqi.

Ndryshe, pas një beteje të gjatë dhe të lodhshme, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, më 11 janar më në fund Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit. U miratuan katër amandamentet që ndryshuan Kushtetutën e vendit dhe kur të hyjnë në fuqi, shteti do të quhet “Maqedonia e Veriut”.
Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button