Kanadaja dëshiron të investojë në disa sektorë në Irak

Guvernatorja e Përgjithshme e Kanadasë, Julie Payette, tha se vendi i saj dëshiron të investojë në disa sektorë në Irak, më saktësisht në energji, bujqësi dhe industri, raporton Anadolu Agency (AA).

Payette dhe delegacioni i saj më te cilin ka udhëtuar në Bagdad, u prit nga presidenti i vendit Barham Salih në pallatin Salam.

Guvernatorja shpjegoi në takim se Kanadaja ofron mbështetje për vendosjen e stabilitetit në Irak, si dhe për rindërtimin e qyteteve dhe vendbanimeve të cilat janë çliruar nga prania e organizatës terroriste DEASH.

Salih nga ana e tij tha se në procesin e rindërtimit të Irakut, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me Kanadanë.

Me këtë rast, ai kërkoi nga kompanitë dhe sipërmarrësit kanadezë të investojnë në Irak, duke thënë se dëshirojnë të përfitojnë nga përvoja e kompanive në fushat e industrisë dhe bujqësisë.

Presidenti i Irakut u shpreh për një zhvillim edhe të marrëdhënieve akademike mes dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button