Gillian Anderson pritet të luajë rolin e Margaret Thatcher në serialin “The Crown”

Gillian Anderson mund ta portretizojë kryeministren britanike, Margaret Thatcher, në serialin e Netflixit, “The Crown”.

Sipas asaj që shkruan Sunday Times, ylli i “The X-Files” mund të paraqitet në sezonin e katërt të serialit, xhirimet e të cilit janë caktuar për verën e këtij viti, transmeton Telegrafi.

50-vjeçarja do të shfaqet në krah të aktores Olivia Colman, e cila në “The Crown” luan rolin e mbretëreshës Elizabeth II. Ajo e ka zënë vendin e Claire Foy për rolin e mbretëreshës.

Aktorja e njohur nga seriali “X Files”, Gillian Anderson (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

Në këtë mënyrë, Anderson do të ndiqte hapat e Meryl Streep, Patricia Hodge e Jennifer Saunders, të cilat në të kaluarën e kanë luajtur rolin e kryeministres konservative.

Gjatë 11 viteve sa Thatcher ka qenë kryeministre e Britanisë së Madhe, është raportuar për një marrëdhënie të ftohtë ndërmjet tyre.

Ato nuk kanë shkuar mirë me njëra-tjetrën, saqë mbretëresha i është referuar me nofka përqeshëse, ndërsa kur ka folur për të e ka quajtur “ajo gruaja”.

Mirëpo, duke qenë se as Elizabeth II e as Thatcher nuk kanë folur për raportet e tyre private, është e pamundur të dihet me saktësi se cila ka qenë marrëdhënia mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button