Trendi bizar i bukurisë, Gwyneth Paltrow ka paguar që të thumbohet nga bletët (Foto)

Gwyneth Paltrow është gjithmonë e gatshme të përdorë edhe metoda të çuditshme, në mënyrë që të duket bukur.

Aktorja hollivudiane ka paguar që ta thumbojnë bletët, ashtu që lëkura e saj të duket mirë, transmeton Telegrafi.

Gwyneth Paltrow (Foto: Jesse Grant/Getty Images for Disney/Guliver)

Gjatë një interviste për New York Times, 46-vjeçarja ka folur hapur lidhur me pamjen e saj rinore duke thënë se nuk përdor substanca kimike industriale.

“Unë jam gjithmonë ajo kavia që dëshiron të provojë gjithçka. Kam provuar thuajse gjithçka… por përgjithësisht, jam e hapur për çkado”.

Gwyneth Paltrow (Foto: Nicholas Hunt/Getty Images for Dior/Guliver)

“Jam thumbuar nga bletët. Është një trajtim mijëvjeçar që quhet apiterapi. Njerëzit e përdorin për të shmangur inflamacionin (ndezjen) dhe shenjat në lëkurë”.

“Është vërtet e mahnitshme nëse e studioni. Por, dua t’ju them, është e dhimbshme”, ka treguar Paltrow.

Apiterapia është një degë e mjekësisë alternative që i shfrytëzon produktet e bletëve, duke përfshirë mjaltin, polenin, propolisin, pelten dhe helmin.

Përkrahësit e apiterapisë flasin për përfitimet shëndetësore nga kjo formë e terapisë, mirëpo ajo vazhdon të mos mbështetet nga ana e mjekësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button