Madonna kërcënohet nga rusët!

Madonna për herë të parë ka perfomuar në Moskë para gjashtë vjetësh dhe është përcjellë me shumë polemika. Dhe as tani nuk është shumë më ndryshe.

Këtë herë ka pasur kërcënime të dhunës të drejtuara ndaj këngëtares dhe amerikanëve të pranishëm në koncert, por ashtu si në vitin 2006, kur grupet katolike kanë pasur problem me imazhin e saj të kryqëzimit, koncerti ka vazhduar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe këtë herë!

“Siç mund të shihni në skenën time, çdokush me mua vjen nga ndonjë vend i ndryshëm në botë,” Madonna iu adresua turmës në Stadiumin Olimpik në Moskë, të martën. “Nga Afrika, Amerika, nga Franca, Rusia (turma brohoriti), nga Anglia”, ka thënë Madonna në skenë.

“Ne jemi të krishterë, ne jemi myslimanë, ne jemi çifutë, ne jemi gjithçka që mund të imagjinoni”, vazhdoi ajo, “por ne jemi familje, ne jemi së bashku. Ne jemi homoseksualë, ne jemi heteroseksualë, ne jemi qenie njerëzore! Dhe kjo fjalia e fundit, qenie njerëzore, është më e rëndësishmja, dhe në fakt e vetmja, që duhemi t’i referohemi njëri-tjetrit, në rregull?”

Ndërsa të enjten në Shën Petersburg, Madonna, ekipi dhe audienca e saj ishin shënjestër e kërcënimeve sipas një deklarate të lëshuar nga Ambasada Amerikane në Moskë dhe Konsullata në Shën Petersburg.

“Autoritet ruse i kanë treguar Ambasadës që do të marrin masat e duhura për të zbardhur këtë informatë,” u lexua në paralajmërimin e lëshuar. “Derisa presim që rritja e masave të sigurimit do të ndikojë që koncertet të shkojnë mirë, qytetarët amerikanë përkujtohen të qëndrojnë vigjilentë sa i përket sigurisë së tyre personale dhe të jenë të vetëdijshëm për mjedisin e tyre gjatë tërë kohës, veçanërisht në vendet e mbushura me njerëz.”/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button