Mourinho: Njerëzit ngatërrojnë pasionin me kontrollin emocional

Jose Mourinho beson se ai trajtohet ndryshe nga trajnerët tjerë si Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola, pasi sipas tij situata e tyre shpesh janë të ngjashme, por që kanë pasoja të ndryshme.

Ish-menaxheri i Manchester Unitedit, i cili u lirua nga detyrat e tij në Old Trafford në muajin dhjetor, ka një histori të çuditshme kur është fjala për sjelljen e trajnerëve.

Mourinho është i bindur se homologët e tij nga Liverpooli dhe dhe Manchester City janë perceptuar ndryshe kur ata shfaqin të njëjtat situata sikurse ai.

“Disa njerëz ngatërrojnë pasionin me kontrollin emocional”, ka thënë Mourinho për beIN Sports.

“Do t’ju jap një shembull që ju e dini se unë kam të drejtë. Situata të ngjashme, me mua dhe menaxherë të tjerë, por që kanë pasoja të ndryshme”.

Guardiola dhe Mourinho (Getty Images)

“Kur Mourinho sillet keq në vijën e trajnerëve, kur Mourinho godet një shishe, kur Mourinho e bën këtë apo e bën atë, ai dërgohet jashtë, pezullohet dhe ai paguan për këtë”.

“Kur Jurgen [Klopp] e bën, ai është i veçantë. Kur Pep [Guardiola] e bën, ai është i veçantë”.

“Por, kur Mourinho i bën këto, ai dërgohet jashtë”, përfundoi trajneri portugez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button