Afganistan: Regjistrohen 14 kandidatë për zgjedhjet presidenciale

Ka përfunduar afati për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në Afganistan. Për garën presidenciale janë regjistruar 14 kandidatë.

Në mesin e kandidatëve të regjistruar është edhe presidenti aktual i vendit, Ashraf Ghani, ish-këshilltari për siguri kombëtare, Hanif Atmar dhe shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah, transmeton REL.

Ghani dhe Abdullah kishin garuar së bashku në zgjedhjet e vitit 2014, të cilat ishin përshkuar me pretendime për parregullsi të mëdha.

Atëbotë, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry kishte ndërmjetësuar një kompromis, për formimin e një qeverie të unitetit, ku Ghani u emërua presidenti dhe Abdullah ishte emëruar në postin e shefit ekzekutiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button