fbpx

Ndërroi jetë në moshën 113-vjeçare burri më i vjetër i botës

Burri më i vjetër i botës ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij, në ishullin kryesor në veri të Japonisë, Hokkaido, në moshën 113-vjeçare.

Familja e tij njoftoi se Masazo Nonaka ndërroi jetë paqësisht nga shkaqe natyrore, në orët e para të mëngjesit të së dielës, teksa ishte duke fjetur në hanin e tij në Ashoro, që drejtohet prej familjes prej 4 brezash.

I lindur më 25 korrik të vitit 1905, Nonaka u rrit në një familje të madhe dhe pasoi prindërit e tij në drejtimin e hanit, që sot e kësaj dite drejtohet nga mbesa e tij. Me jetesën e tij, ai ka tejkaluar bashkëshorten, por edhe 3 nga 5 fëmijët e çiftit, transmeton TCH.

“Ndihemi të trishtuar për humbjen e një figure kaq të madhe. Ai ishte tejet normal dje, por ndërroi jetë papritur dhe pa na shkaktuar ndonjë shqetësim”, tha mbesa e tij, Yuko, për mediet lokale.

Nonaka kishte 6 vëllezër dhe një motër, u martua në vitin 1931 dhe u bë baba i 5 fëmijëve. Gjatë pleqërisë, pas daljes në pension, ai kalonte ditët duke parë ndeshjet me sumo në televizion, e duke ngrënë ëmbëlsira.

Japonia shquhet për jetëgjatësinë e popullit vendas, duke pasur pritshmëritë më të larta në botë, ndërkohë që ka strehuar gjithashtu disa nga njerëzit më të vjetër që kanë kanë jetuar mbi tokë. Këtu përfshihen Jiroemon Kimura, njeriu më jetëgjatë në histori, që ndërroi jetë vetëm pak pasi kishte mbushur 116 vjeç në qershor të vitit 2013.

Njeriu më i vjetër në botë, i verifikuar, ka qenë francezja Jeanne Louise Calment, e cila ndërroi jetë në vitin 1997 në moshën 122-vjeçare, sipas librit të rekordeve botërore “Guinness”. Ky libër njihte zyrtarisht Nonakën si burrin me jetëgjatësinë më të madhe, pas vdekjes së spanjollit Francisco Nunez Olivera gjatë vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button