Ka filluar paraqitja për shërbimin rekreacion klimaterik në banjë falas për pensionistët

Fondi për sigurim pensional në Maqedoni ka publikuar thirrjen publike për shfrytëzimin e shërbimit rekreacion klimaterik në banjë për përfituesit e pensionit, për vitin 2019, përcjell Portalb.mk.

Paraqitja për pensionistët e interesuar ka filluar nga 16 janari dhe do të zgjasë deri më 15 shkurt. Kërkesat për shfrytëzimin e këtij shërbimi mund të merren në filialet e Fondit pensional, ndërsa të drejtë për shfrytëzimin e shërbimit kanë pensionistët që jetojnë ne Republikën e Maqedonisë, pensioni i të cilëve nuk tejkalon 17.000 denarë.

“Vlerësimi do të bëhet varësisht nga lartësia e pensionit prej 1 deri 100 pikë, me çka shuma më e ulët e pensionit do të marrë më shumë pikë. Nëse përfituesi i pensionit shfrytëzon një pjesë edhe nga pensioni që i paguhet nga ndonjë shtet tjetër, gjatë vlerësimit do të merret parasysh edhe shuma e pensionit që i paguhet nga shteti tjetër’, thuhet në thirrjen publike nga Fondi Pensional.

Përfituesit e pensionit të cilët në vitin 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017 dhe 2018 kanë shfrytëzuar shërbimin rekreacion klimaterik në banjë apo shërbimin vikend turistik falas, nuk mund të shfrytëzojnë shërbimin Rekreacion klimaterik në banjë në vitin 2019.

Ky shërbim mund të shfrytëzohet vetëm një herë, në periudhën prej muajit mars deri në nëntor të vitit 2019, në kohëzgjatje prej 7 ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button