KEMM e dënoi sulmin fizik ndaj gazetares së televizionit Kanal 5

Këshilli i etikës në media në Maqedoni (KEMM) e dënoi sulmin fizik ndaj gazetares së televizionit Kanal 5, Mirjana Mirçevska Jovanoviç, e cila dje gjatë raportimit me rastin e festës ortodokse “Uji i Bekuar” në Shkup, është penguar të kryeje detyrën e saj dhe është sulmuar nga ana e sigurimit duke përfunduar në spital,  përcjell Portalb.mk.

“Incidenti I cili është nxitur kur gazetarja ka qenë e sulmuar nga ana e të punësuarve në agjencionin për sigurim “Nikob” të angazhuar nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë, paraqet sulm mbi sigurinë e gazetarëve gjatë realizimit profesional të punës së tyre. Për KEMM është i papranueshëm çfarëdo lloji i pengimit të punës së gazetarëve, e cila duhet të jetë e çliruar nga kërcënimet dhe shtypjet”, thonë nga Këshilli i etikës në media në Maqedoni.

Shteti në pajtim me nenin 10 nga Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut, është i obliguar të ndërmer të gjitha masat aktive me qëllim që të krijohet klimë e përshtashme për shprehje të lirë, thuhet në reagimin nga KEMM.

Ndryshe, gazetarja Mirjana Mirçevska Jovanoviq, është shtyrë në mënyrë brutale nga ana e të punësuarve të agjencisë për sigurim “Nikob”, të angazhuar me urdhër të Kishës ortodokse maqedonase si organizatore e vetme e evenimentit,. Ajo gjithashtu është ofenduar dhe tërhequr, pas çka përfundoi në spitalin e qytetit me lëndime në dorë dhe në qafë.

Për këtë agresion të paparë, në ditën që është dashur të jetë festë shpirtërore, televizioni Kanal 5 do të parashtrojë padi deri te prokuroria publike dhe policia. Gjithashtu parashtrohet pyetja se si është e mundur që KOM të lejojë, që në evenimentin e organizuar nga ana e saj, të ndodhin sulme të këtilla ndaj ekipeve të gazetarëve?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button