Mbrëmë qyteti i Prilepit ia kaloi Shkupit, shifra alarmante të ndotjes së ajrit

Maqedonia po ngulfatet në ajër të helmueshëm, njësitë matëse edhe mbrëmë kanë treguar ndotje enorme të ajrit, përcjell Portalb.mk.

Sipas stacionit matës të aplikacionit “Ajri im” rekord mbrëm ka shënuar qyeti i Prilepit, ku niveli i PM 10 grimcave të rrezikshme në një metër katror ka shkuar mbi 1000 që është për 200 herë më i madh se niveli i lejuar. Mejëher pas Priepit, rënditen Manastiri, Strumica, Tetova, Gostivari, Kumanova.

Ajër i ndotur ka mbizotëruar edhe në qytetin e Shkupit, më ndotur ka qenë tek Rektorti, Gjorçe Petrov, Karposh dhe Aerodrom.

Qeveria akoma nuk ka paraparë masa urgjente edhe pse ka disa ditë që shumë qytete të vendit po përballen me ajër të helmuar.

Aktivistët qytetarë kërkojnë që të shpallet gjendje alarmante dhe të aktivizohen masat urgjente në momentin kur koncentrimi i PM 10 grimcave për dy ditë me radhë tejkalon 200 mikrogrm, por nga Qeveria vetëm me rekomandime, përcjell prile

Qeveria rekomandon që të lirohen nga puna gratë shtatzana dhe të sëmurët kronik, të shkurtohet orari i punës në të hapur, të shmanget shfrytëzimi i veturave sa më shumë që të mundet, dhe nëse të njëjtat shfrytëzohen, së paku të realizohet organizim që me një veturë të lëvizin më shumë persona, të shmanget qëndrimi jashtë në të hapur, të mos digjen mterijale të dëmshme dhe të pastrohen oxhaqet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button