fbpx

Zhytësja e guximshme amerikane bashkë me peshkaqenin e bardhë (VIDEO)

Disa zhytës u bënë protagonistë të një aventure të pabesueshme në brigjet e Hawaiit teksa notuan përkrah një peshkaqeni të bardhë që besohet se është një ndër më të mëdhenjtë.

Peshkaqeni që ishte i gjinisë femër dhe që njihet ndryshe me emrin ‘Deep Blue’ u shfaq në mënyrë të papritur në Oahu dhe zhytësit vendosën që të notonin përkrah saj, transmeton Top Channel.

Peshkaqeni i bardhë ‘Deep Blue’ mendohet të jetë të paktën 50 vjeç dhe peshon 2.5 ton. Shfaqja e peshkaqenëve të bardhë në Haeaii është një fenomen i rrallë duke qenë se në ato brigje uji është i ngrohtë.

‘Deep Blue’ që ka edhe një profil në Twitter dhe që ka qenë subjekt edhe i një filmi dokumentar përpara disa vitesh, kohë më parë është shfaqur edhe në ishullin Guadalupe në Meksikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button