Nuk ka më dilema, Agim Ibraimi zyrtarisht i Shkëndijës

Agim Ibraimi është zyrtarisht futbollist i Shkëndijës së Tetovës. Sulmuesi 30-vjeçar firmos kontratë trevjeçare me kuqezinjtë, e vlefshme deri në vitin 2022. Tetovari karrierën si profesionist e ka nisur pikërisht te Shkëndija, ndërsa si 17-të vjeçar u transferua te Salzburgu i Austrisë, njofton Supersport.al.

Ibraimi në karrierën e tij është paraqitur edhe me Olimpijan në Slloveni dhe Eskişehirsporin e Turqisë para se të kthehej në futbollin slloven, ku do të linte gjurmë të mëdha.

Ekipi i Nafta-s ishte trampolina që e pozicionoi te Maribori, me të cilin fitoi katër tituj të kampionit, tri Kupa dhe po kaq Superkupa të Sllovenisë. Luajti katër herë në grupet e Europa League (3 herë me Mariborin një herë me Astanan), ndërsa një edicion luajti në grupet e Champions League me Mariborin, ku mes tjerash mbahet mend për supergolin kundër Chelsea-s.

Një sezon ka luajtur në Seria A të Italisë me Kaljarin, fitoi titullin dhe Kupën e Kazakistanit me Astana-n, para se të kthehej në Slloveni te Domzhale. Më në fund tre herë lojtari më i mirë i Maqedonisë dhe dy herë lojtari më i mirë në kampionatin slloven rikthehet aty ky filloi karrierën si profesionist, pikërisht te Shkëndija e Tetovës.

Agim Ibraimi bëhet përforcimi i parë i Shkëndijës në merkaton e janarit dhe do të mbajë fanellën kuqezi me numër 10-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button