Kosovë, ministrja Hoxha: Liberalizimi i vizave është në zonën e debateve të zjarrta

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se janë shumë rrethana që e kanë lënë Kosovën të fundit në procesin integrues evropian nga shtetet e rajonit. Sipas saj, kanë ndikuar aspektet historike e gjeopolitike. Së pari, thotë ajo, janë aspektet e shtetformimit dhe institucionet e reja shtetërore.

Hoxha në “Intervistën e Javës” në Koha.net, ka thënë se megjithëse Kosova dështoi të marrë liberalizimin gjatë 2018-ës, ashtu siç u premtua, lobimi do të vazhdojë.

“Po, do të lobojmë, nuk do të ndalemi sepse procesi integrues nuk përfundon me liberalizim, intencat tona janë integrimi i plotë në vlerat euro-atlantike. Kjo, gjithsesi do të marrë kohë, por, nuk do të ndalemi”, tha ajo.

Gjermania, në parim, është deklaruar pro liberalizimit të vizave. Por, Hoxha thotë se e ka parë një besim edhe në takimet që ka zhvilluar në Francë.

Hoxha, këtë herë nuk ka përmendur ndonjë afat rreth liberalizimit. Ka thënë se afatet janë në duar të vendeve anëtare të Komisionit për punë të brendshme të BE-së, të cilat hartojnë rendin e ditës, të harmonizuar paraprakisht si çështje që merr shumicën e cila edhe miraton kur vihet në rendin e ditës.

Prioritet i kësaj Ministrie, Hoxha thotë se mbesin ato të vitit të kaluar, deri në integrimin e plotë brenda BE-së, zbatimi i MSA-së dhe reformave juridike, ekonomike e institucionale. Sa i përket takimit të radhës së Dialogut të Nivelit të Lartë, Kosovë – BE, që e kishte paralajmëruar Hoxha, ajo tha se janë në pritje të përgjigjes nga instancat e BE-së.

Koha.net: A do të jepnit më afate për liberalizim?

Afatet janë në duar të vendeve anëtare të Komisionit për punë të brendshme të BE-së, të cilat hartojnë rendin e ditës, të harmonizuar paraprakisht si çështje që merr shumicën e cila edhe miraton kur vihet në rendin e ditës. Ndikimi ynë, në rrethanat aktuale, nuk ka rëndësi sa do të duhej të kishte sepse problemet e brendshme prevalojnë në këto situata. Asnjë nga qeveritë, nuk merr rrezik të brendshëm për promovimin e migrimit i cili nuk është rrezik që vije nga qytetarët tanë, por migrimi ilegal që ngrit tensione të brendshme dhe mosdurueshmëri të nxitura nga fushatat e brendshme dhe atmosfera e jo tolerancës ndaj të huajve. Pra, liberalizimi si çështje, është në zonën e debateve të zjarrta me ndikim në zgjedhjet e brendshme në shumë prej vendeve të BE-së. As këtu, çështja jonë nuk vije si shkak por si pasojë e zhvillimeve tjera, jashtë kontekstit tonë, jashtë domenit të ndikimit të Kosovës në ato procese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button