fbpx

Sarandë, mbytet një Velierë rreth 8 milje larg bregut

Një velierë është mbytur rreth 8 milje detare larg Sarandës në afërsi të kepit të Qefalit, njofton TCH.

Drejtuesi i velierës që ishte personi i vetëm ekuipazhi të anijes është shpëtuar nga policia pas lëshimit të sinjali për ndihmë.

Personi është shtetas italian ndërsa nuk dihet nëse mjeti detar ishte në pronësi të tij apo ishte marrë me qera në Korfuz.

Itinerari i synuar ishte Saranda. Janë duke u hetuar shkaqet e ngjarjes, ndërsa kushtet atmosferike janë përjashtuar si shkak pasi deti ka qenë i qetë dhe pa erë.

Policia kufitare është në vendngjarje ndërsa anija dyshohet të jetë zhytur në thellësinë 80 m.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button